Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Mirëmëngjes!
Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Miliona studentë këtë javë u kthyen në shkollë në Angli për herë të parë që nga janari.
■ Personat e vaksinuar plotësisht në SHBA mund të mblidhen në ambiente të mbyllura me persona të tjerë të vaksinuar pa maska, por ata duhet të vazhdojnë t'i mbajnë ato në publik, tha Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
■ Udhëheqësi i Sirisë, Bashar al-Assad dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Zyra e tij tha se të dy ishin mirë me shëndet.
■ Punëtorët palestinezë me leje izraelite pune kanë filluar të marrin vaksinën Moderna. Izraeli ka në plan të vaksinojë të paktën 110,000 Palestinezë gjatë dy javëve të ardhshme, duke përfshirë rreth 80,000 të punësuar në Izrael dhe rreth 30,000 të punësuar në Bregun Perëndimor.
■ Përzgjedhja e jurisë është planifikuar të fillojë sot në gjyqin kundër Derek Chauvin, ish oficerit të policisë në Minneapolis i akuzuar në lidhje me vdekjen e George Floyd. Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.
■Kufizimi i ngrohjes me 1.5 gradë Celsius, një qëllim i Marrëveshjes së Parisit, do të ndihmojë tropikët të shmangin episodet e nxehtësisë së lartë dhe lagështisë së lartë që shkojnë përtej kufijve të mbijetesës njerëzore, sipas një studimi të ri. Rajoni, i cili rrethon Tokën në Ekuator, është shtëpia e më shumë se tre miliard njerëzve.
■ Pandemia ka përkeqësuar trysnitë ekonomike dhe faktorë të tjerë që çojnë në martesën e atyre nën moshë, ndërsa martesat e fëmijëve rriten në nivele alarmante në shumë vende, thanë Kombet e Bashkuara. Studimet tregojnë një lidhje të qartë midis martesës së hershme dhe vdekjes në moshë të re.