Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Një ndjesi e pjesshme normaliteti po kthehet në Europë këtë javë teksa qeveritë po heqin disa kufizime në përgjigje të rënies së rasteve të koronavirusit dhe shpjetim të vaksinimit. Vende të ndryshme po i lehtësojnë këto kufizime me një ritëm të larmishëm. 

■ Spanja dërgoi trupa, kamionë ushtarakë dhe helikopterë në enklavën Afrikano Veriore të Ceuta-s pasi më shumë se 8,000 njerëz, përfshirë gati 2,000 të mitur, kaluan kufirin nga Maroku. Ishte një nga lëvizjet më të mëdha migratore të raportuara në zonë vitet e fundit.

■ Një sondazh i ri zbuloi se 83 përqind e njerëzve në Japoni thanë se nuk donin që vendi të organizonte Olimpiadën këtë verë, pasi rastet mbeten të larta.

■ Më shumë se 1.000 mjekë në Indi, dhe një numër i patreguar i personelit tjetër mjekësor, kanë vdekur pasi janë infektuar me koronavirus.

■ Një prokuror i shtetit tha që të shtënat fatale ndaj një zezaku në Karolinën e Veriut nga zëvendësit e sherifit lokal ishin të justifikuara.

■ Administrata e Biden tha se do të lirojë tre të arrestuar në Guantánamo Bay dhe dërgojë në vendet që bien dakord të vendosin kushte sigurie mbi ta.

■ Për vite me radhë, Weed, California, hodhi poshtë propozimet për të përdorur emrin e qytetit dhe për të lejuar shitjen e marijuanës. Por udhëheqësit e qytetit kanë ndryshuar mendje.

■ Harku i Darvinit, një formacion i famshëm shkëmbor në ishujt Galápagos, u shemb nga erozioni natyror.

■ Në Japoni, një grua që tejkaloi afatin e vizës u sëmur dhe vdiq e vetme në paraburgim, duke shkaktuar kritika për trajtimin e emigrantëve.

■ Vendet duhet të shkurtojnë më shpejt gazrat fosile që ngrohin planetin për të shmangur dëmtimet e pakthyeshme në Tokë, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

 

Të fundit