Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Një shqyrtim i re nga një grup ndërkombëtar ekspertësh të vaksinave ka argumentuar kundër ofrimit të vaksinave shtesë të koronavirusit për popullatën e përgjithshme, ditë para se një komitet këshillues në SHBA të vendosë për të votuar nëse FDA duhet të miratojë doza shtesë të vaksinës së Pfizer-BioNTech për njerëzit 16 vjeç e lart.

■ Opozita e qendrës së majtë të Norvegjisë fitoi qartë në zgjedhjet e përgjithshme, pas një fushate të dominuar nga ndryshimet klimatike dhe kontradiktat në rritje midis aspiratave mjedisore të Norvegjisë dhe varësisë nga rezervat e saj të mëdha të naftës dhe gazit.

■ Miliona afganë, përfshirë një milion fëmijë, janë në rrezik urie dhe vdekjeje, paralajmëroi António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së në një konferencë që trajtonte krizën humanitare të Afganistanit.

■ Irani së shpejti mund të ketë material të mjaftueshëm për të ushqyer një armë të vetme bërthamore, duke kaluar një prag që mund të ngrejë presion mbi SHBA dhe aleatët e saj për të përmirësuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

■ Bizneset në Britani po vuajnë për të plotësuar pozicionet në pothuajse çdo profesion, duke paraqitur një rrezik të ri për rimëkëmbjen nga pandemia.

■ I mbijetuari i vetëm i një aksidenti me teleferik në Itali, një djalë 6-vjeçar, prindërit e të cilit vdiqën në aksident, është në qendër të një mosmarrëveshjeje të hidhur kujdestarie.

■ Koreja e Veriut tha se kishte lëshuar raketa me rreze të gjatë gjatë fundjavës. Raketat fluturuan më shumë se dy orë dhe goditën objektivat 932 milje larg, sipas qeverisë.

■ Aborti nuk është më ilegal në Meksikë. Por zhvillohet një betejë tjetër nëse spitaleve publike do t'u kërkohet të ofrojnë procedurën.

■ Apple bëri disa rifreskime (updates) emergjente pasi një kompani izraelite hakerimi arriti të infektonte disa telefona dhe kompjuterë.

■ Mjekët po rrisin ndërgjegjësimin për dëmin në fertilitetin e mjekëve që mund të sjellë stresi në punë, orët e gjata, privimi nga gjumi dhe vitet e trajnimit.

Të fundit