Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Molnupiravir, një ilaç antiviral i prodhuar nga Merck, mund të lajmërojë një të ardhme jo shumë të largët kur një pilulë e thjeshtë do të mbante njerëzit e infektuar me koronavirus të mos vdisnin ose të sëmuren rëndë. Ilaçi shpërndahet lehtë dhe mund të merret në shtëpi. Rezultatet e provës treguan se përgjysmon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen e njerëzve me rrezik të lartë në fillim të infektimit.

■ Shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, të lidhur me një grup ndihme misionarësh amerikanë u rrëmbyen dje në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.

■ Pasi pesë persona u vranë javën e kaluar në një qytet të vogël norvegjez me armë që përfshinin një hark dhe shigjetë, policia thotë se i dyshuari po i nënshtrohet vlerësimit psikiatrik.

■ SHBA ekstradoi një aleat me peshë të qeverisë autoritare të Venezuelës, duke bërë që qeveria venezueliane të ndalonte sërish gjashtë drejtues të industrisë së naftës, përfshirë pesë shtetas amerikanë, në një veprim hakmarrës.

■ Policia në Britani po kërkon përgjigje në lidhje me atë që mund të ketë motivuar një 25-vjeçar britanik me prejardhje somaleze i dyshuar në vrasjen brutale të një ligjvënësi të Partisë Konservatore, një vrasje që ka tronditur institucionet politike.

■ Bill Clinton u lirua nga spitali pasi u trajtua për një infeksion.

■ Një dioqezë katolike romane në Sicili ka vendosur një ndalim trevjeçar për përzgjedhjen e kumbarëve, duke argumentuar se kjo praktikë ka humbur rëndësinë shpirtërore dhe është bërë thjesht një mënyrë për të forcuar lidhjet e familjeve me mafian.

■ Tonelata me peshq të ngordhur kanë dalë në breg në vitet e fundit në Mar Menor, një lagunë dikur e kristaltë spanjolle në bregdetin Mesdhe, që është përmbytur nga algat.

Të fundit