Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Presidenti Biden tha në një konferencë shtypi dje në Japoni se ai do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur Tajvanin nëse do të sulmohej ndonjëherë nga Kina, duke hequr dorë nga "paqartësia strategjike" e favorizuar tradicionalisht nga presidentët amerikanë dhe duke tërhequr një vijë më të fortë në një kohë ngritjeje të tensioneve në rajon.

■ Boris Bondarev, një diplomat rus në OKB, u bë zyrtari më i shquar rus që dha dorëheqjen dhe kritikoi publikisht luftën në Ukrainë. "Për 20 vjet të karrierës sime diplomatike kam parë kthesa të ndryshme të politikës sonë të jashtme, por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt të këtij viti," tha ai në një email drejtuar kolegëve, duke iu referuar datës së pushtimit.

■ Një gjykatë ukrainase dënoi një ushtar rus 21-vjeçar për krime lufte me burgim të përjetshëm.

■ Mbërritja e obuseve M777 të prodhimit amerikan ka rritur shpresat e Ukrainës për të arritur epërsinë e artilerisë të paktën në disa zona të vijës së frontit.

■ Starbucks po largohet nga Rusia.

■ Ushtria amerikane transportoi me avion një ngarkesë ‘baby formula’ për fëmijë nga Evropa për të ndihmuar në lehtësimin e mungesës mbarëkombëtare.

■ Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një traget pasagjerësh mori flakë në Filipine.

■ Ish-deputeti britanik Imran Khan u dënua me 18 muaj burg për sulm seksual ndaj një adoleshenteje.

■ Dy gra kanë akuzuar Damien Abad, ministrin e Francës për solidaritetin dhe për personat me aftësi të kufizuara, për përdhunim në vitin 2010 dhe 2011.  

Të fundit