Flash News

Bota

Virale/ Punonjësit e agjencisë funerale postojnë foto me kufomën e Maradonës

Virale/ Punonjësit e agjencisë funerale postojnë foto me
Foto Ilustruese/ Maradona

Tre punëtorë të salloneve funerale në Argjentinë janë fotografuar duke pozuar pranë trupit të Diego Maradona brenda arkivolit të tij.

Dy imazhet, të cilat janë bërë virale nëpër rrjetet sociale në Argjentinë, tregojnë një punëtor i cili është identifikuar si Diego Molina ndërsa mbështet dorën në kokën e Maradonës.

Fotoja e dytë tregon dy burra që qëndrojnë pranë arkivolit me fytyrën e Maradonës që duket qartësisht.  

Kjo ka ngjallur zemërim tek miqtë dhe të afërmit e legjendës së futbollit. Avokati i Maradonës, Matias Morla, ka paralajmëruar se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar shumë shpejt.

Sipas mediave vendase, punëtorët janë pushuar nga puna pas këtyre fotove që u bënë virale.

Virale/ Punonjësit e agjencisë funerale postojnë foto me

Virale/ Punonjësit e agjencisë funerale postojnë foto me

Virale/ Punonjësit e agjencisë funerale postojnë foto me

Të fundit