Flash News

Bota

PPE-të kërkojnë që të merren masa ndaj Hungarisë dhe Polonisë: Po kërcënojnë sundimin e ligjit në BE

PPE-të kërkojnë që të merren masa ndaj Hungarisë

Zëdhënësi i grupit të Partive Popullore Europiane, eurodeputeti Jeroen Lenaers deklaroi se në Hungari dhe Poloni të drejtat e qytetarëve janë në kërcënim.

Përmes një deklarate në Komitetin e Lirive Civile të Parlamentit Evropian, ai tha se BE bazohet në shtetin e së drejtës dhe se kërcënimet për sundimin e ligjit sfidojnë bazën ligjore, politike dhe ekonomike të bllokut.

Sipas tij, BE duhet të marrë masa kundër Hungarisë dhe Polonisë. BE kundërshton ligjin e Hungarisë anti-LGBT dhe nuk pajtohet me Poloninë, e cila refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Lenaers tha se këto dy shtete nuk i kanë marrë parasysh paralajmërimet e BE-së, duke kërkuar që të merren masa ndaj tyre.

"Ne kemi parë se ku sundimi i ligjit dhe të drejtat e qytetarëve janë nën kërcënim serioz - Hungaria me ligjin anti-LGBT dhe Polonia, e cila refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, janë dy shembuj të fundit.

Ne lëshuam paralajmërime por ato nuk u dëgjuan. Kur paralajmërimet nuk merren parasysh, veprimi duhet të ndiqet. Shtetet Anëtare të BE-së duhet të marrin masa vendimtare kundër atyre që abuzojnë me sundimin e ligjit", deklaroi Lenaers.

Të fundit