Flash News

Bota

Pranon SHBA, sulmi me dron në Kabul para tërheqjes së trupave vrau 10 njerëz të pafajshëm

Pranon SHBA, sulmi me dron në Kabul para tërheqjes së trupave

SHBA ka pranuar se një sulm me dron në Kabul disa ditë para tërheqjes së trupave ushtarake vrau 10 njerëz të pafajshëm.

Një hetim i Komandës Qendrore të SHBA zbuloi se sulmi i 29 gushtit vrau një punonjës të ndihmës së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë, shkruan BBC.

Fëmija më i vogël, Sumaya, ishte vetëm dy vjeç.

Inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e atij personi për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me grupin terrorist IS-K, tha Pentagoni.

Sulmi vdekjeprurës ishte një nga aktet përfundimtare të ushtrisë amerikane në Afganistan, para përfundimit të operacionit ushtarak 20-vjeçar në vend.

Hetimi zbuloi se makina e punonjësit të ndihmës ishte parë në një kompleks të lidhur me IS-K, dhe lëvizjet e saj ishin në përputhje me inteligjencën tjetër në lidhje me planet e grupit terrorist për një sulm në aeroportin e Kabulit.

Gjenerali Kenneth McKenzie e përshkroi sulmin si një gabim tragjik dhe se ishte "e pamundur" që familja të lidhej me IS-K ose ishte një kërcënim për forcat amerikane.

Të fundit