Flash News

Bota

Prej afro 4 muajsh sulmon Ukrainën, Rusia kujton sot përvjetorin e ditës së pushtimit nazist

Prej afro 4 muajsh sulmon Ukrainën, Rusia kujton sot përvjetorin e

Sot Rusia kujton përvjetorin e ditës kur forcat e Gjermanisë naziste pushtuan Bashkimin Sovjetik, më 22 qershor 1941. Presidenti Vladimir Putin do të vendosë lule për të nderuar të vdekurit.

Nga ana tjetër lufta e nisur nga ai ka sjellë mijëra viktima në Ukrainë. Prej afro 4 muajsh ai ka nisur një pushtim të paprovokuar në Ukrainë, i cili së fundi është intesifikuar në lindje me beteja të ashpra.

Nuk ka asnjë sinjal të përfundimit të luftës, madje NATO ka paralajmëruar se mund të zgjasë me vite. Perëndimi është i angazhuar të ndihmojë Ukrianën dhe vazhdimisht po i përgjigjet thirrjes së saj për armatime të rënda.

 

Të fundit