Flash News

Bota

Presidencialet në SHBA/ Gjashtë ditë para zgjedhjeve, Trump e Biden intesifikojnë fushatën

Presidencialet në SHBA/ Gjashtë ditë para zgjedhjeve, Trump e

Ndërsa ka mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet presidenciale, dy kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden kanë intesifikuar fushatën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vijuar me tubimet e tij në tri shtete që i ka fituar më 2016 –Miçigen, Viskonsin dhe Nebraska – duke shpresuar se votuesit ende besojnë që ai është kandidati më i mirë për të luftuar për prodhimin dhe bujqësinë amerikane – dy fusha tejet me rëndësi për këto shtete.

Ndërkohë, rivali i Trumpit, demokrati, Joe Biden, ka mbajtur fushatë në Xhorxhia, shtet që Trumpi e ka fituar në zgjedhjet e 2016.

Xhorxhia nuk ka votuar për një kandidat demokrat për president nga viti 1992, mirëpo sipas sondazheve gjërat mund të ndryshojnë këtë vit, meqë Biden është duke tentuar të fitojë këtë shtet dhe të rrisë numrin e kandidatëve demokratë për Senat.

 

Të fundit