Flash News

Bota

Presidencialet në SHBA/ Pjesmarrja në zgjedhje, më e larta në 120 vjet

Presidencialet në SHBA/ Pjesmarrja në zgjedhje, më e larta

Mbi 160 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA. Kjo është shifra më e lartë e pjesëmarrjes në 120 vjet.

Këto janë të dhënat paraprake të Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, i cili merret me statistikat zgjedhore. Sipas këtij Projekti, pjesëmarrja në zgjedhjet e së martës ka qenë 66.9%, më e larta qysh në vitin 1900.

"Më 1900, pjesëmarrja ka qenë 73.7 për qind dhe presidenti republikan, Ëilliam McKinley, e ka mundur sfiduesin e tij demokrat, Ëilliam Jennings Bryan. Zgjedhjet presidenciale 2020 kanë pasur pjesëmarrjen më të lartë në 120 vjet”, ka shkruar në Twitter themeluesi i Projektit të Zgjedhjeve, profesori Michael McDonald.

 

Të fundit