
Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
Presidenti Biden flet për planin e vaksinimit: Është i bazuar në shkencë, jo politikë
Dita e parë e plotë e presidentit Joe Biden, u përqëndrua në zhvillimin e strategjisë së tij kombëtare për të marrë nën kontroll pandeminë e koronavirusit dhe nënshkrimin e disa veprimeve ekzekutive, përfshirë rritjen e furnizimeve të vaksinimit dhe kërkimin nga udhëtarët ndërkombëtarë që të sigurojnë një test negativ për të udhëtuar në SH.B.A.
"Strategjia jonë kombëtare është gjithëpërfshirëse, bazohet në shkencë, jo në politikë. Ajo bazohet në të vërtetën, jo në mohim dhe është e detajuar," tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.
Plani i Biden fillon me një fushatë kombëtare vaksinimi në mënyrë që të përmbushë qëllimin e Presidentit për të administruar 100 milion vaksina, e cila është e mjaftueshme për të mbuluar 50 milion amerikanë me vaksina që kërkojnë dy doza, në 100 ditët e tij të para në detyrë.
"Jemi në Ditën 1", tha Biden. Ai tha se plani u zhvillua me kontributin e ekspertit më të lartë të sëmundjes infektive të vendit, Dr. Anthony Fauci, midis këshilltarëve dhe ekspertëve të tjerë.
Biden tha se publiku amerikan do të "dëgjonte shumë më tepër nga Dr. Fauci, jo nga presidenti, por nga ekspertët dhe shkencëtarët e vërtetë të mirëfilltë".
"Ne do të sigurohemi që ata të punojnë të lirë nga ndërhyrjet politike dhe që ata të marrin vendime të bazuara në mënyrë rigoroze vetëm në shkencë dhe kujdes shëndetësor, jo në ato që janë pasojat politike," tha Biden.
Një ditë pas betimit, Biden nënshkroi të paktën 10 urdhra ekzekutivë, memorandume dhe direktiva të përqendruara në trajtimin e pandemisë, e cila, që nga e enjtja pasdite, ka marrë jetën e më shumë se 408,000 amerikanëve në SH.B.A.
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30