Flash News

Bota

Presidenti brazilian përfundon në spital, mund t’i nënshtrohet një operacioni

Presidenti brazilian përfundon në spital, mund t’i
Jair Bolsonaro i shtruar ne spital

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka përfunduar në spital.

Sipas avokatit Antonio Luis Macedo, Bolsonaro ka dhimbje stomaku, ndaj është ekzaminuar për të përcaktuar nëse ka nevojë për operacion, raporton Reuters.

Spitali Vila Nova Star ku është shtruar presidenti konfirmoi në një shënim mjekësor se Bolsonaro është shtruar në orët e para të së hënës për shkak të një bllokimi të zorrëve.

"Ai është në gjendje të qëndrueshme, po i nënshtrohet trajtimit dhe do të rivlerësohet nga ekipi i mjekut Antonio Luiz de Vasconcellos Macedo. Për momentin, nuk ka asnjë parashikim për daljen e tij", thuhet në njoftim.

Bolsonaro është shtruar disa herë në spital që kur u godit me thikë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ndërkohë, Brazili gjatë këtij viti do të organizojë zgjedhjet dhe ai pritet t’i humb, bazuar në sondazhet e fundit.

Të fundit