Flash News

Bota

Emmanuel Macron, mbi 600 politikanë dhe 189 gazetarë dyshohet se janë përgjuar nga Pegasus

Emmanuel Macron, mbi 600 politikanë dhe 189 gazetarë dyshohet se

Telefoni i presidentit francez Emmanuel Macron dhe 15 anëtarëve të qeverisë dyshohet se kanë qenë nën përgjim nga programi Pegasus. Zyra e Prokurorit të Parisit njoftoi se po heton përdorimin e gjerë të programit Pegasus për të përgjuar gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë në shumë vende.

Gazeta e përditshme franceze Le Monde raportoi se përgjimi i telefonit të Macron dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë dyshohet se është bërë në 2019. France 24 raporton se të përfshirë në përgjime ishin më shumë se 600 politikanë dhe zyrtarë qeveritarë si dhe 189 gazetarë.

Ende nuk ka asnjë reagim nga zyra e Macron, apo vetë ai. Firma izraelite NSO e ka mohuar këtë lajm, duke e cilësuar "plot supozime të gabuara ".

Burimi i rrjedhjes dhe mënyra se si janë zbuluar përgjimet, ende nuk dihet. Programi Pegasus funksionon si një virus në telefon, ndez kamerën ose mikrofonin e telefonit dhe merr të dhënat që ka në të.

Të fundit