Flash News

Bota

Presidenti i Gjermanisë organizon "koncert solidariteti" me artistë rus, ambasadori ukrainës: Një fyerje

Presidenti i Gjermanisë organizon "koncert solidariteti" me

Presidenti i Gjermanisë ka organizuar dje një "koncert solidariteti" me Ukrainën, ku morën pjesë muzikantë nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia. Filarmonia e Berlinit luajti pjesë të kompozitorëve ukrainas, rusë dhe polakë në pallatin Bellevue të Presidentit Frank-Walter Steinmeier në Berlin.

Steinmeier - i cili iu drejtua ngjarjes me video sepse ai rezultoi pozitiv me Covid javën e kaluar - e përshkroi atë si një "sinjal për lirinë dhe paqen".

Ai tha: “Le të jemi vigjilentë kundër armiqësive gjithëpërfshirëse dhe të mos i dorëzohemi (presidentit rus Vladimir) iluzionit pseudohistorik nacionalist të Putinit. Le të mos lejojmë që urrejtja e Putinit të bëhet urrejtje mes njerëzve edhe në shoqërinë tonë”.

Megjithatë, ambasadori i Ukrainës në Gjermani shkroi në Twitter se ai kishte refuzuar ftesën.

Andriy Melnyk shkroi në Twitter se "VETËM SOLOISTË (!) RUS" po performonin, "jo ukrainas". Ai shtoi: "Një fyerje. Më falni, po qëndroj larg."

Të fundit