Flash News

Bota

Presidenti i KE viziton Kievin: Në zemër të një Evrope të lirë

Presidenti i KE viziton Kievin: Në zemër të një Evrope

Teksa Ukraina ndodhet në luftë, disa nga zyrtarët dhe liderët perëndimorë kanë vizituar Kievin për të parë nga afër situatën.

Sot, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndodhet në një vizitë në Kiev. Në një postim në Twitter, Michel i referohet Kievit si një Evropë e lirë dhe demokratike.

“Në Kiev sot. Në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”, shkruan Michel në Twitter.

Më herët, kryeministri britanik Boris Johnson, Ursula Von der Leyen dhe Josep Borrell vizituan Kievin ku janë takuar edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Të fundit