Flash News

Bota

Presidenti i Këshillit Evropian ultimatum Turqisë: Loja “macja me miun” me Greqinë të marrë fund

Presidenti i Këshillit Evropian ultimatum Turqisë: Loja “macja
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Një lojë si "macja me miun" midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë duhet të marrë fund, tha të premten Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, në lidhje me një mosmarrëveshje mbi burimet e gazit natyror në Mesdheun lindor.

"Loja e maces dhe miut duhet të përfundojë", tha Michel në një konferencë shtypi, ndërsa Turqia tërhoqi përsëri një anije eksplorimi nga ujërat e diskutueshme përpara samitit të BE në 10 dhjetor që do të diskutojë sanksionet e mundshme ndaj Turqisë.

"Në tetor, ne përcaktuam një axhendë pozitive, ne zgjatëm dorën tonë," tha Michel, i cili kryeson samitet e BE. "Turqia duhet të ndalojë provokimet e saj, retorikën e saj armiqësore," paralajmëroi ai.

Të fundit