Flash News

Bota

Presidenti i Ukrainës thirrje BE-së: Vendosni sanksione para se Rusia të na pushtojë

Presidenti i Ukrainës thirrje BE-së: Vendosni sanksione para se Rusia

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar që BE të vendosë  sanksione ndaj Rusisë, para se kjo të planifikojë pushtimin. Kështu tha ai gjatë fjalës së tij në takimin midis liderëve evropianë dhe anëtarëve të Partneritetit Lindor - Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Armenia dhe Azerbajxhani.

"Kam arritur t'u shpjegoj kolegëve tanë evropianë se për ne është e rëndësishme që të zbatohen sanksionet para se pas fillimit të çdo konflikti...sepse nëse kjo ndodh, një përshkallëzim nuk do të ndodhë", tha Zelensky, raportojnë mediat e huaja.

Në takimin e parë mes të gjitha palëve që nga viti 2017, liderët e BE-së po përpiqeshin të ringjallën marrëdhëniet e tyre me pesë ish-republikat sovjetike.

Qëllimi fillestar i takimit ishte përforcimi i marrëdhënieve me Brukselin, por tensionet me Rusinë "vodhën" shfaqjen.

Tani ekziston një pritshmëri që BE-ja do të japë garanci për mbështetje kundër çdo agresioni rus, pas "destabilizimit të vazhdueshëm" të fqinjëve lindorë të Evropës.

Para samitit, u zhvilluan një sërë takimesh dypalëshe, kryesisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa trupat ruse vazhduan të grumbulloheshin në kufirin e saj me Ukrainën.

Udhëheqësit e BE-së donin të tregonin mbështetjen e tyre të qartë për integritetin territorial të Kievit, por samiti njëditor në Bruksel tregoi suksesin e kufizuar të qasjes së Brukselit në përpjekjen për të sjellë partnerët e tij lindorë në vathë.

Tre prej tyre deri më tani kanë kërkuar anëtarësim: Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia, por, siç qëndrojnë gjërat, anëtarësimi në klub ka shumë pak gjasa, pasi Rusia e konsideron rajonin oborrin e saj të shtëpisë ku, natyrisht, ka interesa sigurie.

Megjithatë, kishte një mungesë të dukshme, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, i cili vendosi të pezullojë anëtarësimin e tij në Partneritetin Lindor në fillim të këtij viti pas sanksioneve të vendosura nga BE.

Të fundit