Flash News

Bota

Presidenti kinez para takimit me Biden: Rajoni Azi-Paqësor nuk duhet t'u rikthehet tensioneve të epokës së Luftës së Ftohtë

Presidenti kinez para takimit me Biden: Rajoni Azi-Paqësor nuk duhet

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar kundër rikthimit të tensioneve të epokës së Luftës së Ftohtë në rajonin Azi-Paqësor, duke kërkuar bashkëpunim global përpara një takimi virtual me homologun e tij amerikan.

Në një video-mesazh të regjistruar në një forum të CEO-ve në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Xi tha sot se përpjekjet për të tërhequr linja ideologjike ose për të formuar qarqe të vogla mbi baza gjeopolitike do të dështonin.

"Rajoni Azi-Paqësor nuk mund dhe nuk duhet të kthehet në konfrontimin dhe ndarjen e epokës së Luftës së Ftohtë", tha ai.

Vërejtjet e presidentit kinez ishin një referencë e dukshme ndaj përpjekjeve të SHBA-së me aleatët dhe partnerët rajonalë, duke përfshirë grupimin Quad me Indinë, Japoninë dhe Australinë, për të zbutur atë që ata e shohin si ndikim në rritje ekonomike dhe ushtarake të Kinës.

Tensionet midis Kinës dhe SHBA-së janë rritur në vitet e fundit, me Uashingtonin që ka ngritur shqetësime për veprimet e Pekinit në detin e Kinës Jugore, si dhe qëndrimin e tij ndaj Hong Kongut, Xinjiang-ut dhe Tajvanit. Në mes të fërkimit, të dy palët filluan bisedimet për të përmirësuar komunikimin dhe në tetor, zyrtarët njoftuan se Xi dhe presidenti i SHBA Joe Biden do të zhvillojnë një takim virtual përpara fundit të vitit.

Zyrtarët nuk kanë thënë se kur do të zhvillohet samiti, por agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar tha se Xi dhe Biden mund të zhvillojnë bisedimet që të hënën.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit