Flash News

Bota

Presidenti polak: Shpërthimi i raketave mund të jetë shkaktuar nga Ukraina

Presidenti polak: Shpërthimi i raketave mund të jetë shkaktuar

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka reaguar rreth incidentit me raketa mbrëmjen e djshme, të cilat lanë dy viktima.

Duda ka deklaruar në një konferencë për shtyp, se shpërthimi i raketave mund të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase, raporton BBC.

“Ka shumë të ngjarë që një shpërthim rakete në një fshat polak mbrëmë vonë të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase”, tha presidenti polak.

Ukraina po përpiqej të mbrohej nga një breshëri sulmesh ruse. Ajo ka mohuar të jetë fajtore për shpërthimin në fshatin polak.

Shpërthimi mbi territorin polak erdhi pasi Rusia sulmoi Ukrainën me raketa në kohën kur liderët botërorë mbanin takimin e G20.

Të fundit