Flash News

Bota

Presidenti ukrainas jep alarmin: Rusët po tentojnë të marrin centralin e Çernobilit

Presidenti ukrainas jep alarmin: Rusët po tentojnë të marrin
Centrali bërthamor i Çernobilit pas shpërthimit më 1986

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ushtarake ruse i janë drejtuar centralit bërthamor të Çernobilit, impianti që shkaktoi tragjedinë e prillit të vitit 1986.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky shkruan se po përpiqen të mos lejojnë që të përsëritet sërish e njëjta tragjedi.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin NPP-në e Çornobilit. Mbrojtësit tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E raportoi këtë tek kryeministri i Suedisë. Kjo është një shpallje lufte kundër gjithë Evropës”, shkruan presidenti ukrainas.

Fabrika e Çernobilit ndodhet 130 kilometra larg Kievit. Në prill të vitit 1986, centrali bërthamor do të bëhej objekt për një eksperiment ‘të dështuar’ që solli pasoja katastrofike.

Teknikët në reaktorin e uzinës sovjetike në Ukrainë, shpresonin të përcaktonin nëse turbina e reaktorit mund të fuqizonte pompat ftohëse, në rast të dështimit elektrik. Ata e bënë këtë duke e drejtuar reaktorin me fuqi të ulët, por duke çaktivizuar sistemet e sigurisë emergjente.

Reaktori gjithnjë e më i paqëndrueshëm u mbinxeh, por testet nuk u anuluan, rregulloret u shpërfillën dhe gabimet u grumbulluan deri në orën 1.23 të mëngjesit, kur një reaksion zinxhir në thelbin shkaktoi një rritje të energjisë dhe shkrirje. Reaktori shpërtheu, duke dërguar flakë dhe material radioaktiv 300 metra në qiell.

Ajo që u pasua më vonë ishte një katastrofë dhe tragjedi. Vetëm pasi stacionet e monitorimit në Suedi (620 milje larg) kapën radioaktivitet të lartë në ajër që aksidenti u bë publik në lajmet ruse.

Menjëherë pas kësaj, 32 njerëz vdiqën për shkak të radioaktivitetit, por shumë të tjerë vdiqën më vonë pasi rrezatimi shpërtheu deri në Rusi, Francë dhe Itali.

Të fundit