Flash News

Bota

Presionet në Georgia për zhvlerësimin e zgjedhjeve, çfarë e pret tani Donald Trump

Presionet në Georgia për zhvlerësimin e zgjedhjeve,

Presidenti i SHBA, Donald Trump i bëri presion një zyrtari zgjedhor për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Georgia në një përpjekje të fundit për të zhvlerësuar fitoren e zgjedhjeve nga Joe Biden.

Pjesë nga biseda një orëshe e së shtunës - e raportuar së pari nga Washington Post - zbulojnë se Trump i kërkon sekretarit të shtetit Brad Raffensperger, të "gjejë" 11,780 vota.

"Nuk ka asnjë mënyrë që e humba Georgia. Nuk ka asnjë mënyrë. Ne fituam me qindra mijëra vota. Njerëzit e Georgias janë të zemëruar dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash që i keni rillogaritur.  Prandaj shiko. E tëra që dua të bëj është kjo. Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota, sepse ne e kemi fituam shtetin", dëgjohet të thotë Trump në përgjime.

Me më pak se tre javë të mbetura nga presidenca e tij, Trump po intensifikon përpjekjet e tij për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit përpara një jave kyçe në Uashington.

Të mërkurën, nënkryetari Mike Pence do të kryesojë një sesion të përbashkët të Kongresit gjatë të cilit do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Por në një zhvillim të jashtëzakonshëm, disa republikanë të moshuar kanë thënë se ata do të refuzojnë rezultatet e zgjedhjeve nga disa shtete të fituara nga Biden. 

Të paktën 12 nga 51 anëtarët dhe senatorët e zgjedhur republikanë të Senatit, duke përfshirë senatorin e Teksasit Ted Cruz dhe Josh Hawley të Misurit, njoftuan se do të kontestojnë procesin e certifikimit, duke shkaktuar mirënjohje nga Trump në Twitter. Më shumë se 100 nga anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu mund të sfidojnë rezultatin. Ndërsa matematika e Kongresit e bën shumë të vështirë që përpjekjet e tyre të kenë sukses - mjaft republikanë kanë treguar që ata do të votojnë për të mbështetur fitoren e Biden.

Dhe pse është e qartë se Trump ka ushtruar presion ndaj sekretarit të shtetit të Georgias për mbledhjen e më shumë votave,për të përmbysur fitoren e Biden, ai nuk mund të ndiqet penalisht.

Po çfarë rrezikon Trump pas publikimit të telefonatës së tij dhe sekretarit të shtetit të Geogias?

Trump ka shkelur ligjin, ose diçka shumë të përafërt me këtë. Është ky mendimi i disa avokatëve të ndryshëm të pyetur nga New York Times për sa i përket telefonatës në të cilën presidenti amerikan kërcënon sekretarin e shtetit të Georgias, Rafensperger, por është e vështirë që ai të gjykohet për këtë.

Dhe pse është e qartë se Trump është përpjekur të frikësojë Rafensperger, nuk është e qartë se ai ka shkelur ligjin, dhe që të ndiqet penalisht, duhet që prokurori  të arrijë të dëshmojë se Trump e dinte se po gënjente kur shprehej i bindur se kishte fituar zgjedhjet në Georgia.

Të fundit