Flash News

Bota

Princ Charles ka marrë një valixhe me 1 milion euro nga ish-kryeministri i Katarit

Princ Charles ka marrë një valixhe me 1 milion euro nga

Princi i Uellsit pranoi një valixhe me 1 milion euro para nga një ish-kryeministër i Katarit, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu shtojnë se kjo shumë është një nga tre donacionet me vlerë 3 milionë euro nga Sheikh Hamad bin Jassim. Clarence House tha se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej bamirësive të princit dhe u ndoqën të gjitha proceset e duhura.

Nuk ka asnjë raport që pagesat ishin të paligjshme. Sipas Sunday Times, princi Charles i mori paratë personalisht nga ish-kryeministri midis viteve 2011 dhe 2015.

Fondet u morën nga Fondi Bamirës i Princit të Uellsit, qëllimi i deklaruar i të cilit është "të transformojë jetët dhe të ndërtojë komunitete të qëndrueshme", duke dhënë grante për kauza të mira në fusha të tilla si konservimi, arsimi, shëndetësia dhe përfshirja sociale.

Donacionet për bamirësitë e Princit Charles janë vënë nën shqyrtim muajt e fundit pas akuzave se njëri prej tyre i ofroi një donatori saudit ndihmë për të siguruar një nder dhe nënshtetësi në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia Metropolitane tha në fillim të këtij viti se po heton pretendimet në lidhje me Fondacionin e Princit sipas Aktit të Nderimeve.

Burimi: BBC

Të fundit