Flash News

Bota

Merr fund armëpushimi, Izraeli nis sulmet ajrore në Gaza

 

Merr fund armëpushimi, Izraeli nis sulmet ajrore në Gaza
Foto ilustruese

Është prishur armëpushimi mes Palestinës dhe Izraelit. Ky i fundit ka nisur  sulmet ajrore në Gaza, pasi grupet palestineze dërguan tullumbace ndezëse në Izraelin jugor.

Sulmet e mëngjesit të sotëm vijnë pas disa javë nga përfundimi i bombardimeve 11-ditore të Izraelit në Gaza. Ushtria izraelite tha se avionët e saj sulmuan organizatën e Hamasit në Gaza dhe qytetin jugor Khan Younis dhe thanë se ishte "gati për të gjitha skenarët, përfshirë luftën përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza".

Bastisjet, tha ushtria, erdhën si përgjigje e nisjes së balonave. Një zëdhënës i Hamasit, duke konfirmuar sulmet izraelite, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se palestinezët do të vazhdojnë të ndjekin "rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat e tyre dhe vendet e shenjta" në Jeruzalem.

Merr fund armëpushimi, Izraeli nis sulmet ajrore në Gaza

Nuk është ende e qartë nëse ka viktima si pasojë e sulmeve izraelite. Al Jazeera raporton që ushtarët palestinezë thanë se nuk kishin asnjë urdhër nga komandantët e tyre për t'iu përgjigjur sulmeve të fundit.

Bastisjet izraelite vijnë dy ditë pasi u formua qeveria e re e koalicionit, e kryesuar nga nacionalisti i krahut të djathtë Naftali Bennett, i cili mori pushtetin të dielën, duke i dhënë fund pushtetit 12 vjeçar të Benjamin Netanyahu.

Në maj, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 256 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë, ndërsa raketat e lëshuara nga grupet palestineze vranë të paktën 12 persona, përfshirë dy fëmijë.

 

Të fundit