Flash News

Bota

Pritet konfirmimi i fitores së Biden, Trump vazhdon të sfidojë zgjedhjet: Jo, kjo çështje nuk është mbyllur

Pritet konfirmimi i fitores së Biden, Trump vazhdon të sfidojë
Donald Trump dhe Joe Biden


Ndërsa kanë mbetur vetëm disa orë deri kur Kolegji Zgjedhor të votojë për të çertifikuar zyrtarisht demokratin Joe Biden si presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, presidenti aktual, Donald Trump, vazhdon të refuzojë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

"Jo, kjo çështje nuk është mbyllur", tha Trump për Fox News.

"Ne vazhdojmë përpjekjet. Kemi çështje të shumta në shkallë lokale. Ne fituam në Pensilvani. Fituam në Miçigan. Fituam në Xhorxhia me diferencë të madhe”, shtoi ai.

Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kongresi rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 Janar.

Disa anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, me në krye ligjvenësin Mo Brooks nga Alabama, kanë në plan të përpiqen të shfrytëzojnë seancën e numërimit të votave të Kolegjit Elektoral në Kongres, për të përmbysur rezultatin në favor të  Trump.

Të fundit