Flash News

Bota

Pritet përshkallëzim i situatës në Iran, shefi i gardës kërcënon protestuesit: Sot është dita e fundit e trazirave

Pritet përshkallëzim i situatës në Iran, shefi i gardës

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi protestuesit se e shtuna do të ishte dita e tyre e fundit e daljes në rrugë, në shenjë se forcat e sigurisë mund të intensifikojnë goditjen e tyre të ashpër ndaj trazirave që kanë përfshirë vendin.

Irani është përfshirë nga protestat që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë, duke paraqitur një nga sfidat më të guximshme për udhëheqjen klerikale që nga revolucioni i vitit 1979.

"Mos dilni në rrugë! Sot është dita e fundit e trazirave," tha komandanti i Gardës Hossein Salami duke ashpërsuar gjuhën. Udhëheqja e Iranit fajëson “armiqtë” e huaj, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

"Ky plan i keq, është një plan i hartuar ... në Shtëpinë e Bardhë dhe regjimin sionist," tha Salami.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se të paktën 250 protestues janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar në të gjithë Iranin gjatë protestave.

Burimi: France 24

 

Të fundit