Flash News

Bota

Priti mbi 1.2 milionë refugjatë në 2015-ën, Angela Merkel fiton “Çmimin e Paqes” nga UNESCO

Priti mbi 1.2 milionë refugjatë në 2015-ën, Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel mori të martën çmimin “Çmimin e Paqes 2022” dhënë nga UNESCO për “përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët”.

“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur më shumë se 1.2 milionë refugjatë, përfshirë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo lë”, tha kryetari i jurisë, Denis Mukëege, fitues i Çmimit Nobel për Paqen 2018.

I quajtur zyrtarisht Çmimi i Paqes Félix-Houphouët-Boigny, mban emrin e ish-presidentit të ndjerë të Bregut të Fildishtë. Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që janë përpjekur të promovojnë, kërkojnë ose ruajnë paqen.

Të fundit