Flash News

Bota

Probleme shëndetësore për Silvio Berlusconin, ish-kryeministri italian shtrohet sërish në spital

Probleme shëndetësore për Silvio Berlusconin, ish-kryeministri

Silvio Berlusconi është shtruar sërish në spitalin San Raffaele të Milanos që prej mëngjesit të sotëm. Ish-kryeministri i Italisë ndodhet në terapi intensive pasi ka pasur probleme kardiovaskulare.

Mediat italiane raportojnë se pas disa shqetësimeve me frymëmarrjen, Berlusconi i është drejtuar spitalit dhe gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

Kreu i Forza Italia doli nga i njëjti spital më 30 mars. Në atë kohë ai ishte i shtruar për kontrolle që ndoshta lidheshin me një episod aritmie. Ndër të parët që komentoi në lidhje me shëndetin e Berluskonit, ishte Matteo Renzi.

 “I uroj shumë fat Silvio Berlusconit, i cili është shtruar sërish në spitalin e San Raffaele.”, tha ai.

Të fundit