Flash News

Bota

Profesori italian që ofendoi vajzën e Giorgia Melonit, tenton vetëvrasjen

Profesori italian që ofendoi vajzën e Giorgia Melonit, tenton

Profesori italian, Stefano Andeo, është dërguar me urgjencë në spital pas një tentative për vetëvrasje, vetëm një ditë pasi kishte shprehur publikisht pendesë për mesazhin e publikuar kundër vajzës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Sipas mediave italiane, 65-vjeçari, profesor i gjuhës gjermane, konsumoi një përzierje droge dhe alkooli, duke humbur ndjenjat menjëherë pas kësaj. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Nolas, në gjendje kritike dhe me “kod të kuq”. Aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Karabinierët kanë ndërhyrë menjëherë për të mbledhur prova dhe për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Një ditë para ngjarjes, Andeo ishte shprehur publikisht se dëshironte të takohej me Giorgia Melonin “për ta përqafuar dhe për t’i kërkuar ndjesë” lidhur me deklaratën e tij që ngjalli reagime të forta në opinionin publik italian.

 

Të fundit