Flash News

Bota

Profil/ Kush është Olaf Scholz, kancelari i ri që i jep fund epokës së Angela Merkel

Profil/ Kush është Olaf Scholz, kancelari i ri që i jep fund

Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët.

Kandidati i partisë socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz tha se tre parti kishin arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të Gjermanisë. Kjo qeveri do t'i japë fund epokës së kancelares Angela Merkel.

Scholz, i cili do të zëvendësojë Merkelin, tha se qeveria e re nuk do të kërkojë "sa më pak të jetë e mundur". Kjo qeveri nuk do të kërkojë "emëruesin më të vogël të përbashkët, por politikën e ndikimeve të mëdha”. Ai tha se pret që anëtarët e partive të japin mbështetje për marrëveshjen e koalicionit në 10 ditët e ardhshme.

Kush është Olaf Scholz, pasardhësi i Angela Merkel?

Ai ishte një socialdemokrat gjatë gjithë jetës së tij.Lindi në Osnabrück dhe u rrit në Hamburg.

Një avokat me profesion, Scholz është një politikan me shumë përvojë, i cili ka mbajtur poste shumë të larta si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

Ai hyri për herë të parë në parlamentin gjerman në moshën 40 vjeçarë në 1998, dhe, në mes të periudhave të ndryshme brenda qeverisë lokale të Hamburgut, ishte i lartë në qeverinë federale ose SPD për 20 vitet e fundit.

Ai ishte kryebashkiak i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018, dhe gjithashtu ka shërbyer si sekretar parlamentar dhe nënkryetar i SPD, si dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të Angela Merkel.

Scholz ishte i njohur për shumë njerëz si një kandidat i papërshtatshëm për Kancelar për shkak të mungesës së emocioneve dhe profilizimit të pamjaftueshëm.

Brenda partisë, shumë e kritikuan atë si të qenë shumë afër me demokristianët, një partner i madh koalicioni në qeverinë aktuale të Kancelares Angela Merkel dhe një përkrahës i vazhdimit të koalicionit me Unionin Kristian Demokratik CDU / CSU.

Ajo që konsiderohet si përparësi e Scholz është përvoja e tij shumëvjeçare në poste të ndryshme ministrore dhe në postin e kryetarit të bashkisë së Hamburgut.

Scholz është akuzuar shpesh herë nga publiku se është një politikan i mërzitshëm, por, i pyetur nga revista e njohur “Brigitte”, ai u përgjigj: “Së pari, edhe unë kam emocione dhe shumica e njerëzve e dinë se për çfarë flas. Së dyti, po kandidoj për kancelar dhe jo për të qenë arbitër cirku”.

Si ministër i Financave, reagimi i Scholz ndaj pandemisë së COVID-19 u konsiderua “e shkëlqyer” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë tre viteve në këtë post, Scholz krijoi mundësi për balancimin e buxhetit të brendshëm dhe ndihmoi në krijimin e fondit të rikuperimit të BE-së, duke tejkaluar rezistencën e Merkel ndaj këtij plani, për shkak të nivelit të paprecedent të borxheve të disa vendeve anëtare.

Me Francën, Scholz udhëhoqi përpjekjet për aplikimin e një takse minimale për korporatat globale dhe rregulla të reja për gjigantët e teknologjisë.

Ai ka denoncuar disa herë aleancën CDU/CSU, me të cilat është partner në koalicion, si një fraksion politik shumë i afërt me grupet e biznesit, si ato të pasurive të patundshme.

Si kancelar, ai ka premtuar se do të rrisë pagën minimale, do të forcojë kontrollet për qiratë dhe do të mbështesë investimet publike për një infrastrukturë më të gjelbër dhe më digjitale.

Scholz brenda SPD-së në vetvete nuk është shumë i popullarizuar dhe i përket asaj rryme pragmatike që mbronte ri-hyrjen në një koalicion me demokristianët, edhe pse pothuajse e çoi partinë në vetë-shkatërrim.

Scholz nuk ka një rezyme emocionuese pas tij: një fëmijë tipik i Gjermanisë Perëndimore të pasluftës, Scholz lindi në Osnabruck në 1958, por u transferua në Hamburg aty pranë me familjen e tij në moshën 3-vjeçare. Aty Olaf u diplomua në fakultetin juridik, duke patur më pas një karrierë e lakmueshme si avokat i punës.

Edhe pse u bashkua me SPD në moshën 17 vjeç, karriera e tij më serioze politike filloi pasi mbushi 40 vjeç. Që atëherë, ai ka mbajtur pozicionin e ministrit të Punës në qeverinë e parë të koalicionit të Angela Merkel, ndërkohë ishte kreu i Hamburgut, vetëm për t’u kthyer në qeveri pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Duke gjykuar nga sondazhet e opinionit, Scholz nuk ishte dëmtuar qartë nga skandalet financiare që rrethonin kompaninë e dështuar Ëirecard ose hetimin e pastrimit të parave, e cila është pjesërisht e lidhur me ministrinë e tij.

Schulz aktualisht jeton në Potsdam, një qytet i pasur historik pranë Berlinit.

 

Të fundit