Flash News

Bota

Kush ishte ish-senatori republikan që ndërroi jetë dje, Bob Dole kandidoi tre herë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Kush ishte ish-senatori republikan që ndërroi jetë dje, Bob Dole

Një ditë me parë ndërroi jetë ish-senatori dhe ish-kandidati presidencial Bob Dole. Ai u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare. Dole u plagos rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku humbi një veshkë dhe krahu i mbeti i paralizuar përgjithmonë.

Në vitin 1961, Dole u zgjodh për Partinë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Që nga viti 1968 ai ishte anëtar i Senatit Amerikan në Kansas. Në vitin 1976 ai kandidoi për nënpresident, por  humbi kundër demokratëve Jimmy Carter dhe Ëalter Mondale.

Ai kandidoi për president, por republikani nuk ia doli të fitonte drejtimin e SHBA-së. Hera e fundit ishte në vitin 1996, kur ai ishte kandidat republikan dhe humbi në garë me ish presidentin Bill Clinton. Ai kërkoi nominimin presidencial të partisë së tij në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ishte kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976 bashkë me ish presidentin Gerald Ford. 

Në vitin 1999 ai u dërgua nga Sekretari amerikan i atëhershëm i Shtetit Madeleine Albright në negociatat e Rambujesë, por intervenimi i NATO-s nuk mund të parandalojë në konfliktin e Kosovës.

Të fundit