Flash News

Bota

Projekti pilot, Zvicra nis shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ

Projekti pilot, Zvicra nis shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ

Autoritetet zvicerane kanë nisur shitjet legale të kanabisit për përdorim rekreativ. Sipas projektit pilot, i cili u miratua dje, disa qindra njerëz në qytetin e Bazelit do të lejohen të blejnë kanabis nga farmacitë për qëllime rekreative.

Zyra Federale e Shëndetit Publik tha se ideja e projektit është të kuptohen më mirë "format alternative rregullatore", siç janë shitjet e rregulluara.

Rritja dhe shitja e kanabisit aktualisht është e ndaluar në Zvicër, megjithëse autoriteti i shëndetit publik pranoi se konsumimi i drogës është i përhapur.

Ata vunë në dukje gjithashtu se ekziston një treg i zi i konsiderueshëm për drogën, krahas të dhënave të sondazhit që tregojnë se shumica e zviceranëve janë në favor të rimendimit të politikës së vendit për kanabisin.

Projekti, duke filluar nga fundi i verës, përfshin qeverinë vendore, Universitetin e Bazelit dhe Klinikat Psikiatrike Universitare të qytetit.

Banorët e Bazelit që tashmë konsumojnë kanabis dhe që janë mbi 18 vjeç do të mund të aplikojnë, megjithëse procesi i aplikimit nuk është hapur ende.

Rreth 400 pjesëmarrës do të jenë në gjendje të blejnë një përzgjedhje të produkteve të kanabisit në barnatore të zgjedhura, tha qeveria e qytetit.

Më pas ata do të merren në pyetje rregullisht gjatë një studimi dyvjeçar e gjysmë për të zbuluar se çfarë efekti ka substanca në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Kanabisi do të vijë nga furnizuesi zviceran Pure Production, i cili është lejuar të prodhojë ligjërisht drogën nga autoritetet zvicerane për qëllime kërkimore.

Çdokush që kapet duke kaluar ose duke shitur kanabis do të penalizohet dhe përjashtohet nga projekti, tha Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Burimi: Euronews

Të fundit