Flash News

Bota

Projektligji izraelit për dënimin me vdekje të terroristëve, OKB kundër: Nëse miratohet, do të përbënte krim lufte

Projektligji izraelit për dënimin me vdekje të terroristëve,

OKB është shprehur nëse Izraeli miraton ligjin për ekzekutimin e palestinezëve të dënuar për akuza terroriste, por jo të ekstremistëve hebrenj të akuzuar për krime të ngjashme, do të përbënte krim lufte.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk e përshkroi ligjin si “qartësisht të papajtueshëm me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë edhe në lidhje me të drejtën për jetë”. Ai shtoi se ai ngre shqetësime serioze në lidhje me shkeljet e procesit të rregullt ligjor, është thellësisht diskriminues dhe duhet të shfuqizohet menjëherë.

“Zbatimi i tij në një mënyrë diskriminuese do të përbënte një shkelje shtesë, veçanërisht të rëndë, të së drejtës ndërkombëtare. Zbatimi i tij ndaj banorëve të territorit të pushtuar palestinez do të përbënte një krim lufte”, tha Turk.

Legjislacioni, i miratuar të hënën nga Knesseti izraelit, është përballur me një valë kritikash, përfshirë nga udhëheqësit evropianë dhe grupet e të drejtave të njeriut.

“Projektligji për dënimin me vdekje në Izrael është shumë shqetësues për ne në BE”, tha zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni, në Bruksel. “Ky është një hap i qartë prapa, futja e dënimit me vdekje, së bashku me natyrën diskriminuese të ligjit.”

Izraeli rrallë e ka përdorur dënimin me vdekje, duke e aplikuar atë vetëm në raste të jashtëzakonshme. Krimineli nazist i luftës Adolf Eichmann ishte personi i fundit që u ekzekutua, në vitin 1962.

Të fundit