Flash News

Bota

Propozimi shkon nesër në Bruksel, reagon Kremlini: Dërgimi i paqeruajtësve të NATO-s në Ukrainë, jashtëzakonisht i rrezikshëm

Propozimi shkon nesër në Bruksel, reagon Kremlini: Dërgimi i

Moska thotë se dislokimi i një misioni paqeruajtës të NATO-s në Ukrainë do të ishte "shumë i pamatur" dhe "jashtëzakonisht i rrezikshëm".

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se, "Çdo kontakt i mundshëm midis ushtrisë sonë dhe ushtrisë së NATO-s mund të çojë në pasoja mjaft të kuptueshme që janë të vështira për t'u riparuar".

Javën e kaluar, zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslaw Kaczynski bëri thirrje për dërgimin e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë pas një takimi me krerët e Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Ukrainës.

Polonia planifikon të paraqesë propozimin e saj për një mision paqeruajtës në Ukrainë në një samit të NATO-s në Bruksel të enjten.

Ambasadori polak në Shtetet e Bashkuara, Marek Magierowski tha së fundmi për CNN se NATO duhet të marrë në konsideratë "të gjitha mundësitë" në Ukrainë për të dërguar një "sinjal shumë të qartë në Kremlin".

Magierowski tha se çdo mision paqeruajtës do të zhvillohet "pa angazhuar Rusinë në konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak sepse ky nuk është qëllimi".

Të fundit