Flash News

Bota

Protesta e francezëve për pensionet, reagon Presidenti Macron: Nuk do të heqim dorë nga projektligji

Protesta e francezëve për pensionet, reagon Presidenti Macron: Nuk do

Protesta të shumta po bëhen në Francë kundër planit të reformave të pensioneve nga ana e Qeverisë franceze. Sindikatat blokuan qarkullimin e trenave, rafineritë e nafts dhe i bënë thirrje qeverisë që të tërhiqej nga ky projektligj.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për herë të parë për këtë gjë, për të mbrojtur nevojnë për reformën e tij të diskutueshme të pensioneve, ndërsa siguroi se nuk e nënvleftëson pakënaqësinë që po shkakton në popullin francez.

“Qeveria ju dëgjoi dhe do tju dëgjojë për të promovuar dialogun  pa devijuar nga nevoja për të rivendosur një ekuilibër të qëndrueshëm në sistemin tonë të pensioneve. Nuk e nënvlerësoj pakënaqësinë që po shprehni si dhe shqetësimin e shprehur nga shumë francezë të cilët shqetësohen se nuk do të marrin kurrë pension."

Rikujtojmë se të mërkurën, Senati, i cili dominohet nga opozita e djathtë, votoi projektligjin që rrit moshën e pensionit.

Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria e Francës të heqë dorë nga ky plan, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës.

Të fundit