Flash News

Bota

Protesta masive në Francë/ Qytetarët kundërshtojnë ligjin për sigurinë, përplasen me policinë

Protesta masive në Francë/ Qytetarët kundërshtojnë
Foto ilustruese nga protesta, marrë nga Malymail

Francezët kanë protestuar kundër ligjit të ri të sigurisë. Pavarëisht kushteve të pandemisë, qindra njerëz kanë dalë në rrugë. Gjatë protestës nuk kanë munguar as përplasjet me efektivët e policisë.

Mësohet se protestuesit kanë thyer vitrinat e dyqaneve dhe kanë djegur makina, ndërsa policia ju është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Ata mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej:  “Franca, toka e të drejtave të policisë” dhe “Tërheqja e ligjit të sigurisë”. Sipas protestuesve, projektligji i propozuar nga qeveria, që i ndalon qytetarët të fotografojnë ose të filmojnë një policië gjatë një aksioni dhe ta hedhin atë në rrjetet sociale, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Të fundit