Flash News

Bota

Protesta të dhunshme në Paris, francezët kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

Protesta të dhunshme në Paris, francezët kundërshtojnë

Protesta të dhunshme ka pasur ditën e sotme në Farncë. Mijëra njerëz iu bashkuan marshimeve të 1 Majit në të gjithë Francën, në të cilat ata kërkuan rritje të pagave dhe që Macron të heqë dorë nga plani i tij për të rritur moshën e pensionit.

Dhuna shpërtheu në Paris, ku policia kishte bërë 29 arrestime deri më tani, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

Policia hodhi gaz lotsjellës për të zmbrapsur anarkistët, shkruajnë mediat vendase.

Përleshjet me policinë shpërthyen në fillim të marshimit pranë sheshit La Republique.

Anarkistët e "Black Bloc" plaçkitën një restorant McDonald's në Place Leon Blum dhe shkatërruan disa agjenci imobiliare, duke thyer dritaret e tyre dhe duke u vënë flakën koshave të plehrave.

Policia tha se aktivistët kishin sulmuar edhe zjarrfikësit, që po përpiqeshin të shuanin zjarret.

Rreth 250 mitingje u organizuan në Paris dhe qytete të tjera duke përfshirë Lille, Nante, Toulouse dhe Marseille. Në kryeqytet, sindikalistëve iu bashkuan figura politike - kryesisht nga e majta - dhe aktivistë të klimës.

Kostoja e jetesës ishte tema kryesore në fushatën zgjedhore presidenciale dhe duket se do të jetë po aq e spikatur përpara zgjedhjeve legjislative të qershorit që partia e Macron dhe aleatët e saj duhet të fitojnë nëse ai dëshiron të jetë në gjendje të zbatojë politikat e tij pro-biznesit, duke përfshirë rritjen e pensionit.

 

Të fundit