Flash News

Bota

Protestat e dhunshme në Francë, Macron: Do të shtojmë policinë

Protestat e dhunshme në Francë, Macron: Do të shtojmë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar për protesta e dhunshme në Paris. Ai tha se situata aktuale ishte “e papranueshme dhe e pajustifikueshme”.

Macron tha gjithashtu se do të vendoseshin më shumë forca policie në rrugë. Ai tha se prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi, duke thënë se nuk ishte përgjegjësi e shtetit, por e prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre larg trazirave.

“Rrjetet sociale luajtën rolin e tyre në nxitjen e  dhunës, duke lehtësuar organizimin e protestave dhe duke çuar në përsëritjen e dhunës dhe do të ketë kërkesa për heqjen e materialeve me përmbajtje të ndjeshme,” theksoi Macron.

Të fundit