Flash News

Bota

Protestat në Gjermani për rritjen e pagave, paralajmërohet grevë në Aeroportin e Berlinit

Protestat në Gjermani për rritjen e pagave, paralajmërohet

Gjermanët janë duke protestuar për rritje pagash dhe nëpër aeroportet e vendit ka plasur kaosi pasi gjatë kohëve të fundit janë shtyrë ose anuluar shumë fluturime. Aeroporti i Berlinit ka paralajmëruar një greve që do të mbahet ditën e hënë.

“Duhet të presim anulime fluturimesh për shkak të kësaj greve, e cila do të zgjasë gjatë gjithë të hënës”, paralajmëroi sindikata në një deklaratë.

Verdi kishte organizuar tashmë të enjten, dhe të premten, një grevë të stafit të aeroporteve gjermane, përfshirë ato të Hamburgut, Dyseldorfit, Këlnit, Shtutgartit dhe Karlsruhes.

Sindikata tha se kishte negociuar prej vitesh me Federatën Gjermane të Biznesit të Sigurisë Ajrore (BDLS) për rritje të pagave, qoftë gjatë turnit të plotë apo edhe jashtë orarit, si edhe kusht më të mira pune.

Të fundit