Flash News

Bota

Protestat në Paris, “blindohen” rrugët, 45.000 policë në qytet

Protestat në Paris, “blindohen” rrugët, 45.000 policë

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka deklaruar se rreth 45,000 policë do të vendosen edhe sonte në disa qytete të Francës, pas protestave për vrasjen e 17 vjeçarit.

Ai konfirmoi se përforcime po dërgoheshin në qytetet Marseille dhe Lyon pasi zyrtarët atje kërkuan ndihmë shtesë.

Nuk është e qartë nëse këto përforcime janë shtesë për 45,000, apo nëse autoritetet thjesht po zhvendosin policinë në Marsejë dhe Lion nga vende të tjera.

Çfarë po ndodh në Paris?

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë.

Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

Të fundit