Flash News

Bota

Protestë kundër masave anti-Covid në Belgjikë, qytetarët përplasen me policinë

Protestë kundër masave anti-Covid në Belgjikë,
Foto ilustruese

Disa mijëra njerëz u mblodhën në një park të Brukselit për të protestuar kundër kufizimeve të Covid-19, ku pati përplasje me forcat e policisë, e cila përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, raporton AP.

Ishte grumbullimi i dytë brenda një muaji në Belgjikë. Edhe një herë, kryesisht të rinjtë shpërfillën masat e qeverisë, për të mbajtur distancë sociale dhe për të respektuar rregullat e përdorimit të maskës.

Belgjika ende ka rregulla strikte që ndalojnë tubimet e mëdha dhe qytetarët duhet të mbajnë maskat.

Prokuroria e Brukselit kishte paralajmëruar që policia do të vendoset në park dhe se kushdo që shkel kufizimet mund të ndiqet penalisht. Nuk ka një numër të qytetarëve të arrestuar ose plagosur.

Të fundit