Flash News

Bota

Protestë në shumë qytete të Evropës kundër bombardimeve izraelite, në Paris turma shpërndahet me gaz lotësjellës

Protestë në shumë qytete të Evropës kundër
Foto ilustruese

Policia hodhi gaz lotësjellës dhe përdori topa uji, ndaj qytetarëve që marshuan në Paris kundër bombardimeve izraelite, raporton AP.

Mijëra njerëz marshuan paqësisht në qytete të tjera në Francë, por edhe në qytete të tjera të Evropës - përfshirë Londrën, Romën, Brukselin dhe Madridin, për tu solidarizuar me palestinezët.

Shefi i Policisë së Parisit Didier Lallement kishte urdhëruar 4,200 forca të sigurisë të shpërndanin qytetarët, nga frika se mos nxitej dhunë.

Autoritetet theksuan se një protestë pro-palestineze në korrik të vitit 2014 në Paris, kundër një ofensive izraelite në Gaza, degjeneroi në dhunë.

Të fundit