Flash News

Bota

Protestuesit hedhin molotov drejt Kuvendit, zjarr dhe gaz lotsjellës gjatë protestave në Greqi

Protestuesit hedhin molotov drejt Kuvendit, zjarr dhe gaz lotsjellës

Qytetarët grekë kanë dalë sot (28 shkurt) në protesta masive, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e trenave në Tempe.

Protestuesit kanë hedhur molotov drejt Kuvendit në kryeqytetin grek. Situata u tensionua kur disa qytetarë hynë në oborrin e Parlamentit, ndërsa i vunë flakën monumentit të Ushtarit të Panjohur. Protestat janë shoqëruar me incidente të shumta, ku ka pasur edhe persona të lënduar.

Mediat raportojnë se janë djegur objekte dhe kosha mbeturinash, ndërsa janë hedhur edhe koktej molotovi.

Protesta masive kanë “shpërthyer” në të gjithë Greqinë, me qytetarët që janë ngritur në shenjë revolte, dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që solli humbjen e jetëve të 57 personave.

57 persona, pothuajse të gjithë studentë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një lokomotivë mallrash në luginën e Tempes më 28 shkurt 2023, duke e shënuar atë si aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë.

 

Të fundit