Flash News

Bota

“Provokim i paprecedentë”, Palestina reagon ashpër pas vizitës së ministrit izraelit në vendin e shenjtë

“Provokim i paprecedentë”, Palestina reagon ashpër pas

Palestinezët kanë dënuar vizitën në një vend të shenjtë të kontestuar në Jerusalem nga një ministër izraelit i ekstremit të djathtë si një "provokim të paprecedentë".

Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, i cili ka bërë thirrje për një linjë më të ashpër ndaj palestinezëve, vizitoi vendin e shenjtë nën masa të rrepta policore.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur me ardhjen e qeverisë së re nacionaliste të Izraelit. Vizita e Ben-Gvir ishte akti i tij i parë publik që kur qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, u betua pesë ditë më parë.

Vendi në majë të kodrës është vendi më i shenjtë në judaizëm dhe i treti më i shenjtë në Islam. Për hebrenjtë njihet si Mali i Tempullit, vendi i dy tempujve biblikë dhe për myslimanët si Haram al-Sharif, vendi i ngjitjes së Muhamedit në Parajsë. I gjithë kompleksi konsiderohet të jetë xhamia al-Aksa nga muslimanët.

Hebrenjtë dhe jomuslimanët e tjerë lejohen të shkojnë në kompleks, por jo të luten, megjithëse palestinezët i shohin vizitat e hebrenjve si përpjekje për të ndryshuar status quo-në.

 

Të fundit