Flash News

Bota

PS me statut të ri/ Gjiknuri flet për Ballën: Ndarja e funksioneve s’ka qëllim të zvogëlojë dikë apo të rrisë një tjetër

PS me statut të ri/ Gjiknuri flet për Ballën: Ndarja e

Damian Gjiknuri ka folur për herë të parë si numri dy i socialistëve, pas përfundimit të mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me sekretariatin e PS. Ai bëri me dije se në mbledhje u fol për riorganizimin e partisë, duke theksuar se viti tjetër do e gjejë PS me një statut të ri. Gjiknuri tha për gazetarët se u diskutua edhe për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

"Me fillimin e punës për riorganizimin e PS ku së bashku me sekretarët e rinj do të fillohet një proces i vazhdueshëm, duke vazhduar me analizat dhe duke ristrukturuar PS-në për sfidat në mandatin në vazhdim. Do zgjasë deri në fund të vitit e fillimi i vitit do gjejë PS edhe me një statut të ri e riorganizim të ri për t’ju përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë", tha Gjinkuri.

Ky i fundit u pyet edhe për zëvendësimin e Taulant Ballës dhe pakënaqësitë në selinë rozë. Gjiknuri tha se nuk sheh probleme apo pakënaqësi, duke mohuar se ndarja e detyrave të Ballës u bë për ta ulur atë. Sipas tij, vendimi ishte në funksion të riorganizimit të partisë.

"Nuk e di pakënaqësinë. Brenda një organizate ka dhe pritshmëri të ndryshme. Janë gjëra të një prcesi që do të vazhdojë e do të fashitet rrugës. Nuk shoh ndonjë problem.

Z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme, mendoj ndarja e dy funksioneve gjithmonë është bërë për në funksion të riorganizimit më të mirë, s’ka pasur qëllim të zvogëlojë dikë apo të rrisë dikë tjetër", deklaroi ai.

 

Të fundit