Flash News

Bota

Pse SHBA-ja po 'targeton' vajzat e Putinit, Katerinan dhe Marian

Pse SHBA-ja po 'targeton' vajzat e Putinit, Katerinan dhe Marian

Raundi i fundit i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë përfshin dy objektivë të rinj: dy vajzat e rritura të presidentit rus Vladimir Putin, Katerina dhe Maria, të cilat zyrtarët amerikanë besojnë se po fshehin pasurinë e Putinit.

Vajza e Putinit, Katerina Vladimirovna Tikhonova, është një drejtuese teknologjike, puna e së cilës mbështet qeverinë ruse dhe industrinë e saj të mbrojtjes, sipas detajeve në paketën e sanksioneve të SHBA-së të shpallur të mërkurën.

Vajza e tij tjetër Maria Vladimirovna Vorontsova drejton programe të financuara nga qeveria që kanë marrë miliarda dollarë nga Kremlini drejt kërkimeve gjenetike dhe mbikëqyren personalisht nga Putini, thanë Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi arsye të besojmë se Putini, dhe shumë nga miqtë e tij, dhe oligarkët, fshehin pasurinë e tyre me anëtarët e familjes që vendosin pasuritë e tyre dhe pasurinë e tyre në sistemin financiar të SHBA-së, si dhe shumë pjesë të tjera të botë”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Të fundit