Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse shpresat se Kina mund ta shtyjë Iranin drejt paqes mund të jenë të gabuara

Kur i dërguari i posaçëm i Kinës për Lindjen e Mesme së fundmi dha një përshkrim të një udhëtimi të rrezikshëm tokësor përmes një zone lufte, ai u largua nga gjuha e thatë dhe planet standarde të paqes që përdoren shpesh nga diplomatët e vendit.
“Mbylljet e hapësirës ajrore në disa nga vendet që vizituam çuan në anulime fluturimesh, duke na detyruar të udhëtonim me makinë. Gjatë rrugës, dëgjuam sirena alarmi ajror dhe pamë interceptime raketash”, u tha Zhai Jun gazetarëve në Pekin në fund të marsit, sipas China Daily, mediumit në gjuhën angleze të Partisë Komuniste Kineze.
Ky rrëfim nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur, por udhëtimi i Zhait nëpër vendet e Gjirit Persik nxori në pah interesin e madh të Kinës për një përfundim të shpejtë të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe terrenin e panjohur që ajo përfaqëson për Pekinin.
Që atëherë, bllokada amerikane ndaj Iranit mund ta ketë theksuar më tej dëshirën e vendit për të ulur tensionet, për të rihapur transportin detar dhe për të rifilluar rrjedhat tregtare.
Komentet nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, sugjeruan se një shtytje e minutës së fundit nga Kina çoi në vendimin e Iranit për të pranuar një propozim armëpushimi dyjavor të ndërmjetësuar nga Pakistani.
Raportime nga The New York Times dhe The Washington Post, duke cituar zyrtarë iranianë, gjithashtu tregojnë për presion kinez prapa skenave për ta nxitur Teheranin të tërhiqet nga përshkallëzimi.
Por, ndonëse Kina është ndoshta aleati më i rëndësishëm i Iranit, ajo mund të mos ketë levën e plotë diplomatike dhe ekonomike për ta detyruar Teheranin të bëjë lëshime, sipas ekspertëve që folën për REL-in. Ajo gjithashtu mund të hezitojë të veprojë si ndërmjetëse kuptimplote për një marrëveshje paqeje.
Në letër, Kina ka një sërë levash që mund t’i përdorë ndaj Iranit si pjesë e përpjekjes për ta shtyrë drejt tryezës së negociatave.
Ajo blen rreth 90 për qind të naftës së vendit dhe i shet Iranit shumë produkte. Në vitin 2024, kjo përfshinte motorë dhe pjesë për automjete, pajisje mjekësore, metale, tekstile, fara luledielli dhe kimikate, sipas Atlasit të Kompleksitetit Ekonomik të Universitetit të Harvardit.
Duke pasur parasysh ekonominë e Iranit, të goditur rëndë nga sanksionet, këto lidhje janë një linjë jetike ekonomike për të.
“E imagjinoj që Kina po ushtron presion prapa skenave, më shumë sesa ndoshta një javë apo dy javë më parë [para bllokadës amerikane]. Por ka kufij se sa mund të arrijë ai presion”, tha Ali Wyne, këshilltar i lartë në International Crisis Group në Uashington, për REL-in.
“Kur je në një betejë për mbijetesë dhe një palë e jashtme të nxit të tregosh përmbajtje, të nxit të tregosh kujdes, mendoj se përgjigjja jote është: ‘Mirë… ne jemi me shpinë pas muri’”, shtoi ai.
Andrea Ghiselli, ekspert për Kinën në Universitetin e Exeter-it, aktualisht në Shangai, kishte një qëndrim të ngjashëm. Ai theksoi se çdo hap ekonomik do të kërkonte kohë për të dhënë efekt.
“Nëse Kina do të donte të ushtronte presion mbi Iranin, për shembull duke kërkuar një zbritje më të madhe për naftën ose duke ulur blerjen e saj, apo duke ndalur çfarëdo produkti tjetër që i shet Iranit, mund ta bënte”, tha ai për REL-in. “Në të njëjtën kohë, duhen dy për të vallëzuar, apo jo? Ka të bëjë edhe me iranianët”.
“Në këtë moment, prioritet për iranianët është të zgjidhin problemin që kanë përpara, jo të mendojnë se çfarë Kina mund ose nuk mund të bëjë pas një apo dy muajsh”.
Ekziston edhe leva diplomatike. Pekini, së bashku me Moskën, është mbështetësi kryesor i Iranit në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka zhvilluar një seri telefonatash me homologët e tij në javët e fundit, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, ndërsa Pekini ecën në një vijë të hollë mes përdorimit të marrëdhënieve diplomatike për të arritur një marrëveshje dhe shmangies së përfshirjes në konflikt.
Ghiselli tha se tërheqja e një mbështetjeje të tillë do të ishte një “skenar ekstrem”. Ajo do të kishte më pak ndikim se masat ekonomike dhe Kina do të hezitonte të dëmtonte marrëdhëniet me një aleat që, siç theksoi Wyne, ndan “ankesa” ndaj Uashingtonit.
Si vendi më i madh eksportues në botë, Kina ka interes të qartë që të shohë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Mbyllja e saj ka shkaktuar tronditje të mëdha në ekonominë globale dhe do të ulte ndjeshëm kërkesën për produktet kineze nëse vazhdon për një kohë të gjatë.
Rreth 40 për qind e naftës së Kinës dhe 30 për qind e importeve të saj të gazit natyror të lëngshëm (LNG) kalojnë përmes kësaj ngushtice, përfshirë nga vendet e Gjirit Persik që janë sulmuar nga raketa dhe dronë iranianë në javët e fundit.
Ndërsa rezervat e mëdha strategjike të naftës së Kinës — të krijuara vitin e kaluar kur çmimet ishin të ulëta — i japin kohë, ajo do të duhet të rrisë sërish importet brenda dy deri në tre muajve.
Kjo nxjerr në pah një aspekt tjetër të dilemës së Kinës. Ndërsa Irani është një aleat i dobishëm, marrëdhëniet me aktorë të tjerë në Lindjen e Mesme janë gjithashtu shumë të rëndësishme.
“Kina dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira si me Iranin, ashtu edhe me shtetet e Gjirit”, tha Erica Downs, studiuese e lartë në Universitetin Columbia që merret me tregjet energjetike kineze, për REL-in. “Unë i shoh shtetet e Gjirit si më të rëndësishme për Kinën për shkak të lidhjeve ekonomike që ka me to”.
“Kjo përfshin jo vetëm importet e naftës dhe LNG-së, por edhe të gjitha projektet e energjisë së rinovueshme që kompanitë kineze kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë në vendet e Gjirit”, shtoi ajo.
Kina ka bërë gjithashtu investime të mëdha infrastrukturore në shtetet e Gjirit, përfshirë porte, komplekse industriale dhe impiante desalinizimi. Disa nga këto investime janë goditur nga sulmet iraniane.
Historia e Zhai Jun për një udhëtim aventurier nëpër rajon është një kujtesë se si Kina është përpjekur të ruajë lidhjet me këto vende edhe kur aleati i saj i bombardonte ato. Këtë javë, princi i kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Khaled bin Mohamed Zayed Al Nahyan, ishte në Pekin për bisedime.
“Duhet të ketë qenë një takim i sikletshëm”, tha Ghiselli. “Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner shumë i afërt ekonomik dhe megjithatë janë në anën e kundërt… [kinezët] nuk duan të zgjedhin”.
Por, të mos zgjedhësh mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Mbështetja e Kinës për Iranin — siç është vënia e vetos ndaj një rezolute të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Bahreini më 7 prill — po i vë në provë këto marrëdhënie.
“Sa më gjatë të zgjasë ky konflikt, sa më gjatë të zgjasë kjo krizë energjetike, aq më shumë Kina rrezikon të tensionojë partneritetet e saj me vendet e Gjirit”, tha Wyne. “Ishte tashmë një akt i vështirë balancimi para kësaj lufte, ruajtja e marrëdhënieve me Iranin dhe vendet e Gjirit, por ky balancim vetëm sa do të bëhet më i vështirë”.
Një faktor tjetër kyç që pa dyshim ndikon në vendimmarrjen kineze është samiti i ardhshëm me Trumpin, i cili pritet të jetë në Pekin më 14-15 maj.
Deri tani, marrëdhënia mes Trumpit dhe liderit kinez Xi Jinping duket të jetë në një gjendje të mirë përpara samitit, të paktën sipas presidentit amerikan.
“Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj për ta, gjithashtu — dhe për Botën. Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran. Presidenti Xi do të më japë një përqafim të madh kur të arrij atje pas disa javësh”, shkroi ai në rrjetet sociale më 15 prill.
Fillimisht i planifikuar për mars, takimi u shty pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit që nisën luftën me Iranin më 28 shkurt. Dy liderët kanë shumë për të diskutuar, veçanërisht mosmarrëveshjet e tyre të vazhdueshme tregtare dhe ekonomike.
“Kina dëshiron që konflikti të mbyllet më shpejt sesa më vonë”, tha Downs. “Marrëdhënia e Kinës me SHBA-në është më e rëndësishme sesa marrëdhënia e saj me Iranin, dhe Pekini do të ketë interes ta mbajë Trump të kënaqur përpara vizitës së tij në Pekin”./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38