Flash News

Bota

Puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijon me ritme të ngadalta në Miami, ende 150 persona nën rrënoja

Puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijon me ritme të

Prej gjashtë ditësh vijon puna për nxjerrjen e trupave nga rrënojat në Miami. "Ne kemi njerëz që presin dhe presin dhe presin lajme," u tha gazetarëve kryebashkiaku i Miami-Dade, Daniella Levine Cava.

Të hënën u nxorën vetëm dy trupa të pajetë, duke e çuar në 11 numrin e viktimave. Ndërkohë mbeten 150 persona ende të pagjetur, raporton AP.

Një pjesë e objektit 12 katësh u shemb mëngjesin e të enjtes. Shkaqet ende mbeten të paqarta, por dyshohet se ndërtesa kishte nevojë për rikonstruksion prej dy vitesh.

Të fundit