Flash News

Bota

Punoi për vaksinën ruse, shkencëtari vdes në mënyrë të dyshimtë pasi bie nga kati i 14-të

Punoi për vaksinën ruse, shkencëtari vdes në

Një shkencëtar rus, pjesë e Universitetit të Edinburgut i cili po punonte për një vaksinë të Covid-19, është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.

Biologu Alexander 'Sasha' Kagansky, 45-vjeç, i njohur për punën e tij në luftën kundër kancerit, u raportua të ketë rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese të lartë banimi.

 Ai gjithashtu kishte një plagë me thikë në trupin e tij, shkruan Daily Mail.

Komiteti Rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vdekjen e dr.Kaganksy dhe një i dyshuar 45-vjeçar mashkull është ndaluar.

Dr.Kagansky, një profesor asistent në Vladivostok, kishte punuar në Edinburg për 13 vjet deri në të paktën 2017. Ai ishte drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin Skocez.

Sipas autoriteteve akademiku kishte 'zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit' dhe se ai vdiq 'në rrethana të çuditshme dhe policia policia beson se ka pasur një 'përleshje' para se Kagansky të binte.

Komiteti tha sot se një banor i Shën Petersburg, i moshës 45 vjeç, ishte ndaluar si i dyshuar dhe një çështje penale për vrasje ishte hapur pas zbulimit të trupit 'me shenja të një vdekje të dhunshme'.

Të fundit