Flash News

Bota

Punonjësit kërkojnë rritje të pagave, grevë në aeroportet e Gjermanisë, anulohen mbi 3.400 fluturime

Punonjësit kërkojnë rritje të pagave, grevë në

Mediat gjermane bëjnë me dije se mbi 3,400 fluturime janë anuluar në Gjermani si pasojë e grevës.

Fluturimet janë anuluar në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Berlinit, Dyseldorfit, Bon/Këlnit, Shtutgartit, Leipzigut, Bremenit dhe Hamburgut.

Në aeroportin më të madh të Gjermanisë, në Frankfurt, llogaritet se afërsisht 150 mijë pasagjerë nuk do të mund të udhëtojnë me fluturimet e tyre të planifikuara, ndërsa nuk do të funksionojnë as fluturimet“transit”.

Sindikata ‘Ver.di’ ka bërë thirrje për grevë të punëtorëve në sektorët e sigurisë së avionëve dhe pasagjerëve dhe në sektorin e pilotëve, përpara raundit të tretë të negociatave me punëdhënësin.

Sindikalistët kërkojnë rritje 8% të pagave dhe të paktën 350 euro më shumë të ardhura mujore, shpërblime më të larta për punën në periudha presioni dhe tre ditë shtesë pushimi.

Punëdhënësit deri më tani i kanë hedhur poshtë kërkesat si të pabaza dhe nuk kanë paraqitur kundërpropozim.

Të fundit